HEU pasth.

  • 1. Përdoret kur shprehim dhimbje të madhe ose keqardhje të thellë për dikë a për diçka. Heu, ç'e paska gjetur! Heu, i shkreti ai!
  • 2. Përdoret kur shprehim një habi të madhe para një të papriture ose për diçka jo të zakonshme. Heu, sa shpejt erdhi! Heu, ç'male të larta!
  • 3. Përdoret kur shprehim gëzim të madh ose admirim të thellë për diçka. Heu, ç'na kënaqi!