hi
HI m.
- 1. Pluhuri i lehtë që mbetet pasi digjet krejt diçka. Hiri i zjarrit. Hiri i duhanit. Hi druri (letre). Hiri i kufomës. Hiri i vatrës (i sobës). Ngjyrë hiri ngjyrë e hirtë. Finjë me hi. Mbledh (grumbulloj) hirin. E plehërojnë me hi. Heq (fshij) hirin. Mbuloj zjarrin me hi. Pjek në hi.
- 2. Pluhur që ngjan me mbeturinat pas djegies së diçkaje. Hi vullkanik pluhur që formohet nga ngurtësimi i cirkave të lavës së vullkanit. Hiri i Hënës pluhur që mbulon sipërfaqen e Hënës.
- 3. Hith. Hiri i hardhisë (i vreshtave). Hiri i bimëve. Hiri i duhanit (i panxharit, i specit, i mollës, i dushkut). Sëmundja e hirit. I ka rënë hiri.
- 4. edhe fig. Pluhuri i kufomave, kufoma; kujtimi i të vdekurve. Hiri i të parëve. U ngjall nga hiri i vet. mit.
- Me krye në hi në gjendje të pikëlluar e të mjerë. E bëri hi (hi e pluhur, shkrumb e hi) diçka
- a) e dogji a e shkretoi krejt diçka;
- b) e sosi krejt diçka, s'la gjë më, e përlau të gjithë. E mbuloj në hi (e ngroh në hi) e mbaj të fshehtë e nuk e shfaq një ndjenjë a një mendim. Prush në hi (në tokë) shih te PRUSH,~I. E bëri gur e hi diçka shih te GUR,~I. Bën kulaç në hi bën petulla me ujë, e bën të mbaruar diçka që s'mund të bëhet. Flet (qit) dokrra në hi shih te DOK/ËRR,~RRA. Rri si shushunja në hi shih te SHUSHUNJ/Ë,~A. I hodhi hi (pluhur) syve dikujt e gënjeu, e mashtroi duke ia paraqitur punët ndryshe nga ç'janë. Mos pjektë dy bukë në një hi! mallk. shih te BUKË,~A. Shtie (qëllon) në hi është frikacak i madh.