HIDHËRIM m.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve HIDHËROJ, HIDHËROHEM. Hidhërimi i miellit.
  • 2. fig. Dhimbje shpirtërore që ndiejmë nga një fatkeqësi a nga fjalët e hidhura që na thotë dikush, nga padrejtësitë që na bëhen etj.; vuajtje shpirtërore; pikëllim, brengë, helm; kund. gëzim. Me hidhërim të madh (të thellë). Hidhërimet e së kaluarës. E tha me hidhërim. E bren hidhërimi.
  • 3. fig. Zemërim; mëri, inat. Iu përgjigj plot hidhërim. Mori hidhërim me dikë. Nuk mban hidhërim.
  • 4. shih HIDHËSIR/Ë,~A 1. Hidhërimi i ullinjve (i portokajve, i trangullit). I heq hidhërimin.
  • E piu gjithë kupën e hidhërimit (e mjerimit) libr. shih te KUP/Ë,~A.