HIDROTEKNIKË f.

  • Shkenca që studion vlerat e burimeve ujore, shfrytëzimin e tyre për nevojat e ekonomisë së vendit dhe masat që duhen marrë kundër dëmeve që mund të sjellin ujërat; degë e teknikës, e cila, në bazë të të dhënave të kësaj shkence, bën ndërtime të posaçme për të shfrytëzuar burimet e ujërave ose për të penguar dëmet që mund të sjellin ato. Ndërmarrja (drejtoria) e hidroteknikës.