hierarki
HIERARKI f.
- 1. Rendi i titujve, i gradave ose i përgjegjësive në administratën civile, ushtarake e fetare, nga më të ulëtat deri në më të lartat, sipas lidhjeve dhe varësive që kanë ndërmjet tyre; titujt, gradat ose përgjegjësitë në këtë rend; organizim shoqëror, i cili ndërtohet mbi bazën e këtij rendi titujsh, gradash etj. që kanë nëpunësit sipas pushtetit, sipas varësisë ose sipas të drejtave. Hierarki administrative (ushtarake). Hierarkia feudale. Hierarkia kishtare. Shkallët e hierarkisë. Ndoqi hierarkinë. Veproi sipas hierarkisë.
- 2. fig. Shkallëzimi i dukurive të veçanta ose i pjesëve të një veprimtarie të caktuar, në të cilin njëra dukuri a pjesë është më e lartë se tjetra që e ndjek.