HIEROGLIF m.

  • 1. Figurë a shenjë simbolike, që përdoret në shkrimin e disa gjuhëve për të shënuar një nocion, një rrokje ose një tingull. Hieroglifët e egjiptasve të vjetër. Shkruar me hieroglifë.
  • 2. kryes. fig. Shkrim i pakuptueshëm ose që lexohet me shumë vështirësi. Ç'janë këto hieroglife?