HIJSHËM mb.

  • 1. Që ka tipare shumë të rregullta ose gërshetim të këndshëm përmasash, përpjesëtimesh e ngjyrash dhe të kënaq kur e shikon, që është i hijshëm; i bukur. Djalë (burrë) i hijshëm. Grua (vajzë) e hijshme. Me trup të hijshëm. Pamje e hijshme. Është i hijshëm.
  • 2. Që është në pajtim me kërkesat e shijet e përgjithshme, që pëlqehet; që të ngjall kënaqësi të madhe dhe admirim. Sjellje e hijshme. Fjalë të hijshme. Qëndrim i hijshëm. Në mënyrë të hijshme.

HIJSHËM ndajf.

  • Në mënyrë të hijshme; me hijeshi. E zbukuroi hijshëm. Vishet (krihet) hijshëm. E rregulloi hijshëm. Flet (sillet) hijshëm.