HIKËRR I f. bot.

  • 1. Lloj drithi që bën kokrra të vogla me cipë të murrme e përbrenda të bardha, të cilat përdoren më shumë si tagji për kafshët; grurë i zi, hejdë; kokrrat e këtij drithi. Bollgur hikrre. Arë e mbjellë me hikërr.
  • 2. Bimë e egër barishtore ose shkurre e livadheve, me shumë lloje, me gjethe të dhëmbëzuara si të domates që bën kokrra të vogla të rrumbullakëta. Hikrra e kuqe shkurre e tillë e shtrirë ose kacavarëse, që rritet deri 2-3 metra. Familja e hikrrave.
  • Rron me hikrra kursen shumë në të ngrënë; është shumë dorështrënguar.

HIKËRR II f.

  • 1. Qumësht i prerë; hirrë. Hikërr kosi. Bëhet hikërr qumështi pritet qumështi.
  • 2. veter. Hirrëz, ngalosë. Sëmundja e hikrrës.