HIKRRAQ m. veter.

  • Hirrëz, ngalosë. U ka rënë hikrraqi dhive (dhenve). Është sëmurë nga hikrraqi.

HIKRRAQ mb.

  • 1. Që është prerë a është prishur, që është bërë hikërr. Qumësht hikrraq.
  • 2. veter. Që e ka zënë sëmundja e hirrëzës (e hikrraqit), që është sëmurë nga ngalosa. Dele (dhi) hikrraqe. Dash (cjap) hikrraq.