HIPERBOLË I f.

  • 1. let. Figurë letrare që ndërtohet mbi bazën e zmadhimit tej mase të qenieve, të sendeve, të vetive, të dukurive etj., zakonisht nëpërmjet krahasimit, për të theksuar më shumë një mendim a një ide dhe për të bërë përshtypje më të madhe te lexuesi. Hiperbolë letrare. E shpreh me një hiperbolë.
  • 2. Zmadhim tej mase që i bëhet diçkaje kur u flasim të tjerëve. Flet me hiperbola.

HIPERBOLË II f. gjeom.

  • Lakore që përftohet nga prerja e një koni të dyfishtë me anë të një rrafshi, i cili shkon paralel me boshtin e konit.