hiqem
HIQEM vetv.
- 1. Shkoj nga një vend në një vend tjetër, zhvendosem e ndërroj vendin, largohem nga vendi ku kam qenë; keq. largohem, shporrem. Hiqen anash (mënjanë, prapa). U hoq deri te dritarja (te dera). Hiqu andej! M'u hiq që këtu. Pa m'u hiq njëherë!
- 2. Kapem pas diçkaje e lëviz pa u ngritur peshë; tërhiqem, zvarritem. Fëmija hiqej pas fustanit të nënës. Hiqej pas murit. Hiqen pas tokës. Hiqet si gjarpri. Hiqet zvarrë (rrëshqanë, barkas, ijas).
- 3. bised. Shpërngulem nga një vend për t'u ngulur në një vend tjetër. U hoqën nga qyteti (nga fshati). U hoq që këtej. Janë hequr andej prej shumë vjetësh.
- 4. fig. Largohem nga diçka, i shmangem diçkaje; vet. veta III del jashtë diçka, zhduket. I hiqet sherrit. Hiqjuni asaj pune! mos u merrni me atë punë! Nuk më hiqet nga mendja. Të luftohen e të hiqen nga koka idetë e shtrembra (të gabuara).
- 5. vet. veta III. bised. Përdoret, blihet a shitet shumë diçka, shkon; pëlqehet. Rakia (birra, vera) hiqej shumë. Ky stof (kjo ngjyrë) hiqet më shumë. Mollët e thara nuk hiqeshin aq.
- 6. E mbaj veten për dikë, mbahem, e quaj veten, shtirem. Hiqej i zgjuar (i ditur). Hiqej për i madh (për i zoti). Hiqej filozof. Hiqej i sëmurë. Hiqej si mik. Hiqet si shpëtimtar. Hiqen sikur punojnë shumë. Hiqet sikur i di të gjitha. Hiqet sikur nuk kupton. Pse më hiqesh kështu?
- 7. Dobësohem, tretem (kryesisht në fytyrë). Është hequr fëmija. Janë hequr bagëtitë. Në verë hiqet ca.
- 8. vet. veta III. Ndërzehet, ndiqet. Hiqet pela. Hiqen lopët (macet, qentë). Hiqet dhelpra.
- 9. krahin. Shkoj, eci; drejtohem diku. Hiquni udhës lart! Hiqu e shih njëherë!
- 10. Pës. e HEQ. Hiqen nga shitja. Hiqet nga rendi i ditës. Hiqet urdhri (kërkesa). I hiqet ushqimi. U hiqen mundësitë. I hiqet një vërejtje.
- S'të hiqet nga dera dikush shih te DER/Ë,~A. M'u hiq qafe (hiqmu qafe)! shih te QAF/Ë, ~A. Hiqmu (shporrmu) sysh! shih te SY,~RI. S'më hiqet nga rruga (nga udha) shih te RRUG/Ë, ~A. Hiqet zvarrë (rrëshqanë) shih te ZVARRË. Asnjë ashkël nuk i hiqet shih tek ASHK/ËL,~LA.