hise
HISE f. bised.
- 1. Pjesa që i bie dikujt, kur ndahet një e tërë a një trashëgimi; pjesë. Tri hise qumësht. Mori hisenë e vet. I bëri hise edhe vëllait. Ka hise në diçka. I ra në hise. I hyri në hise dikujt u bë pjesëtar pa të drejtë. E ndau në tri hise. I dha secilit hisenë e vet.
- 2. bised. Herë. Pesë hise më shumë. Dy hise më mirë! Dhjetë hise më e bukur. Njëqind hise më i mirë.
- 3. etnogr. Tërësia e fëmijëve dhe e pasardhësve të secilit djalë me gruan e vet brenda familjes së madhe patriarkale; bark. Ia fiku hisenë. Iu shqim (iu shkretua) hisja.
- I ra për hise (një punë, një detyrë etj.) i takoi atij ta kryente. Vëlla pa hise bised. vëllam.