histeri
HISTERI f.
- 1. mjek. Sëmundje nervore te njerëzit shumë të ndjeshëm, e cila shfaqet me turbullimin e herëpashershëm të gjendjes shpirtërore e mendore dhe shoqërohet me britma, me të qeshura, me dridhma, me lot etj. çaste histerie. Krizë histerie. E kapi (e zuri) histeria. Qeshi si me histeri.
- 2. Inat i shfrenuar, tërbim i papërmbajtur. Flet (sillet) me histeri.
- 3. fig. keq. Veprimtari e ethshme dhe e shfrenuar që zhvillohet në një fushë të caktuar të jetës shoqërore, në luftën kundër dikujt etj. Histeria politike e imperialistëve. Histeria antikomuniste e fashizmit. Histeria luftënxitëse e kapitalistëve. Histeria shoviniste. Valë histerie. Nxitin (ndezin) histerinë e luftës.