HISTORIZËM m.

  • 1. vet. nj. Parim dialektik i studimit, sipas të cilit sendet, ngjarjet, dukuritë etj. vështrohen e vlerësohen në zhvillimin e tyre historik të pandërprerë e tërësor dhe në lidhje të ngushtë me kushtet konkrete historike; parim metodologjik historik. Metoda e historizmit. Parimi i historizmit. Nga pozitat e historizmit. Vepra përshkohet nga historizmi.
  • 2. Prirje për të dhënë sa më shumë elemente nga e kaluara në një vepër artistike ose shkencore; kryes. elemente historike. Ra në historizëm. E shkarkoj një tekst nga historizmat.
  • 3. gjuh. Fjalë a shprehje që ka dalë nga përdorimi i gjallë, sepse sendi a dukuria që shënon ajo i takojnë një periudhe historike të kaluar. Përdorimi i historizmave. Dallimi i historizmave nga arkaizmat.