Hape menynë kryesore

HITHËR f.

  • 1. bot. Bimë e egër barishtore që në kërcellin e në gjethet e saj të dhëmbëzuara ka një push të imët djegës dhe që përdoret si bimë mjekësore e për ushqim. Hithra mali. Gjethe (fletë) hithre. Lëng hithre. Lakror me hithra. E dogji hithra. E rrahu me hithra. Vend ku rriten hithrat vend i braktisur; gërmadhë.
  • 2. fig. Njeri i keq, njeri i prapë që nuk i lë të tjerët të qetë. Është një hithër ai!
  • 3. përd. mb. Që të ngacmon e të shqetëson me fjalë, që të djeg me fjalë, piperkë. E kishte gruan hithër.
  • Nuk bie reja (rrufeja) në hithra fj. u. mospërf. nuk bie e keqja mbi të keqin, s'vete e keqja tek i keqi. I daltë hithra në vatër! mallk. iu shkretoftë shtëpia!, mos i mbettë asnjeri gjallë!, iu shoftë pragu! Shtohet (është) si fara e hithrës (e sinapit, e lirit) shih te FAR/Ë,~A 4. HITHËR DETI zool. Kandil deti.