Hape menynë kryesore

HOLLËSI f.

  • 1. Të qenët i hollë, vetia e diçkaje që është e hollë (edhe fig.). Hollësia e fijes (e leshit, e qimes). Hollësia e zërit (e tingujve). Hollësia e mendjes (e mendimeve, e arsyetimeve).
  • 2. Të qenët i hollësishëm, imtësi. E shoh me hollësi. E pyeti me hollësi. Foli (tregoi) me hollësi.
  • 3. Hollësirë. Hollësi të panevojshme. Nuk jep ndonjë hollësi. Mbante mend shumë hollësi nga koha e luftës.