holloj
HOLLOJ kal.
- 1. E bëj diçka më të hollë në trup; e bëj diçka më të mprehtë e me majë, e mpreh. Holloj shkopin. Holloj telin. Holloj bishtin e sqeparit. I holloi vetullat. Holloj majën e lapsit.
- 2. E bëj më pak të trashë një send të rrafshët a të shtrirë, e bëj si cipë a si petë, e bëj diçka më të hollë; bëj petë, tëholl. Holloj dërrasën (pllakën). Holloj petët.
- 3. E bëj diçka më të ngushtë, e ngushtoj, e bëj më të hollë. Holloj brezin (rripin). Holloj vijën.
- 4. E bëj diçka më të lëngshme, i hedh ujë a një lëng tjetër. Holloj qumështin (kosin). Holloj verën (alkoolin). Holloj gëlqeren (bojën). Holloj ngjyrat. E holloj me ujë (me benzinë) diçka.
- 5. E bëj më të lartë, e bëj më të hollë (për zërin). Holloj zërin.
- 6. vet. veta III fig. Bën që të ketë ndjeshmëri më të madhe. Ta hollon veshin (nuhatjen).
- 7. vet. veta III fig. E bën më të zgjuar a më të mprehtë; e bën më të përsosur; e fisnikëron. Ta hollon mendjen. T'i hollon ndjenjat. Ta hollon shijen.
- 8. bised. E dobësoj dikë a diçka, e bëj më të dobët; e bëj më të varfër (tokën). E holloi sëmundja. I holloi dimri bagëtitë. E holloi shiu (kripa) tokën.
- 9. fig. bised. Ia them diçka me hollësi, e sqaroj fill e për pe; e stërholloj. Ia holloi ngjarjen. I kanë holluar shumë punët.
- 10. fig. E bëj më të kuptueshëm e më të qartë, bëj që të tingëllojë më bukur e më mirë; e bëj më të thjeshtë (për gjuhën, të folurit). E ka holluar gjuhën.
- I holloi duart (së fërkuari) iron. Është shumë i kënaqur për diçka, fërkon duart nga kënaqësia.