homonim
HOMONIM m.
- 1. gjuh. Fjalë që tingëllon njësoj me një tjetër, por nga kuptimi ndryshon prej saj (p.sh. verë I dhe verë II); një nga dy, a më shumë njësi të ndryshme gjuhësore që përputhen nga ana tingullore. Homonime të plota. Homonime leksikore (gramatikore). Homonimet e gjuhës shqipe.
- 2. përd. mb. libr. Që ka të njëjtin emër a titull me një tjetër. Drama homonime. Romani homonim.