horë
HORË I f. arb.
- Vendi banuar, qendër banimi, qytet a fshat. Hora e arbëreshëve. Venë në horë. Bredhin horë më horë.
HORË II f. bised.
- 1. Bar i keq që del nëpër ara, të cilin zakonisht e shkulin dhe e djegin.
- 2. edhe ~A, ~AT. Dordolec prej bari a prej kashte që e digjnin në arë.
- 3. Zjarr, flakë. Mori horë kasollja.
- 4. përd. ndajf. Si zjarr, si flakë; me flakë të madhe. U dogj horë shtëpia. U ndez horë zjarri. U ndez horë fëmija. E kishte horë trupin.
- I digjet zemra horë ka dëshirë të flaktë për diçka. I mori horë (flakë) shpirti shih te SHPIRT,~I. I ndezi zemrat horë ngjalli gëzim të madh, i ngriti zemrat peshë.