hordhi
HORDHI f. sh
- 1. hist. Emri i njërit prej bashkimeve shtetërore që u krijuan pas copëtimit të shtetit mongol të Çengiskanit; emri i bashkimit shtetëror të fiseve endacake turke në mesjetën e hershme; ushtria e madhe barbare e këtyre shteteve. Hordhia e Artë. Hordhitë mongole. Hordhitë turke.
- 2. fig. Ushtri e madhe e mizore e pushtuesit; bandë e egër gjakatare. Hordhitë osmane. Hordhitë fashiste (naziste). Hordhitë e armikut.