HULLI f.

  • 1. Vija që bëhet në arë nga plori, vija që hap plori në tokë, brazdë; pjesë are që punohet njëherësh nga një pendë qe e që kufizohet në fillim me dy vija plori, lehë. Hulli e thellë (e vogël). Hullitë e parmendës. Kau i hullisë kau që shkon nëpër vijën e çarë në tokë. Hap (çel) hullinë. Hedh farën në hulli. E ndau arën në tri hulli. Kau i mirë njihet në hulli. fj. u.
  • 2. edhe fig. Vijë e thelluar, që bëhet në një pjesë të trupit a të fytyrës, rrudhë e thellë. Hullitë e ballit rrudhat e ballit. E kishte fytyrën gjithë hulli.
  • 3. fig. Drejtimi, në të cilin ecën ose duhet të ecë e të zhvillohet një dukuri, një ngjarje etj., rruga që ndjek zhvillimi i diçkaje; vija a udha që ndjek dikush drejt një qëllimi. Hulli e re (e vjetër). Hullia e jetës. Hullia e revolucionit (e lëvizjes çlirimtare). Gjej (çaj) hullinë. Mbaj (ndjek) një hulli. Ndërroi hullinë. Merr hulli të mbarë. I ka (i vë) punët në hulli i ka (i vë) punët në vijë, në udhë të mbarë. Ecën në hulli të drejtë vepron ose sillet mirë, siç e kërkon e drejta. E sjell (e vë) në hulli dikë e bëj të veprojë e të sillet mirë, ashtu siç duhet. Ka dalë nga hullia vepron keq e nuk sillet mirë, ka dalë nga udha e drejtë. Vjen në hulli vjen në udhë të mbarë. I shkon për hullie dikujt shkon a vepron sipas kërkesave e dëshirave të dikujt.
  • 4. Brez, shirit. Hulli drite.
  • 5. përd. mb. I zbrazët. Mbeti shtëpia hulli.