HUMANITAR mb.

  • 1. Që mban qëndrim njerëzor e fisnik, që tregon dashuri të thellë dhe kujdes për njerëzit, që punon për të mirën e njerëzimit; që bëhet për të mirën e njeriut, që synon t'ia lehtësojë jetën njeriut; njerëzor, i njerëzishëm. Njeri humanitar. Vepër (sjellje) humanitare. Qëndrim humanitar. Për qëllime humanitare. Ligj humanitar.
  • 2. Që ka të bëjë me shkencat, të cilat studiojnë historinë e kulturën e një populli, si edhe botën shpirtërore e mendore të njeriut; shoqëror (për ta dalluar nga shkencat që studiojnë natyrën). Shkencat humanitare. Lëndët humanitare në shkollë.