HUMANIZËM m.

  • 1. Lëvizje përparimtare e kohës së Rilindjes, që ishte kundër shtypjes feudale e errësirës kishtare dhe luftonte për mbrojtjen e të drejtave, të lirisë së mendimit e të personalitetit të njeriut. Humanizmi i Rilindjes. Epoka e humanizmit.
  • 2. Ndjenjë e lartë e fisnike dhe dashuri e thellë ndaj njerëzve, kujdesi për mirëqenien e njerëzve, qëndrim njerëzor. Humanizmi socialist (proletar). Humanizëm borgjez. Humanizëm kristian. Ndjenja e humanizmit. Parimet e humanizmit.