humbësirë
HUMBËSIRË f.
- 1. Hon, greminë. Humbësirë e madhe (e thellë). Ra në humbësirë.
- 2. Vend i largët e i harruar, vend i humbur, humbore. Në humbësirat e largëta. E dërguan në humbësirë.
- 3. fig. mospërf. Njeri që nuk është i aftë për asgjë, njeri i humbur, humbalaq. Erdhi humbësira. Ç'pret nga një humbësirë.