hundëz
HUNDËZ f.
- 1. Rreth hekuri me thumba të gjatë ose shportë e vogël prej teli, që u vihet kafshëve në gojë për të mos pirë qumësht nga nënat, për të mos kullotur ose për të mos kafshuar. Hundëza e viçit. Hundëza e kecit (e qengjit). Hundëza e kaut (e buallit). Hundëza e qenit. I vë (i heq) hundëzën.
- 2. spec. Lëfyti i një mjeti a i një mekanizmi. Hundëza ndezëse. Hundëza e pompës së gazit. Makinë me hundëz.
- 3. Hundeja e kalit.
- 4. Zvog. e HUND/Ë,~A.