HUNGËROJ jokal.

  • 1. vet. veta III. Nxjerr një britmë të ndërprerë, therëse e të përvajshme, ulërin duke e nxjerrë zërin nëpër dhëmbë (zakonisht për qenin, ujkun dhe për disa kafshë të tjera). Hungëron qeni (ujku, ariu).
  • 2. Nxjerr një britmë të ndërprerë, therëse a kërcënuese, kur kam diçka përbrenda, nxjerr një hungërimë. Hungëronte nga inati. Fliste dhe hungëronte.
  • 3. vet. veta III. Nxjerr një zhurmë të ndërprerë, të fortë e therëse, të ngjashme me hungërimën e qenit (për disa sende). Hungëronte makina (motori).