HUTOHEM vetv.

  • 1. E humbas vëmendjen a nuk përqendrohem në diçka, nuk kuptoj se ç'bëhet e s'di ku jam, më turbullohet mendja; më merren mendtë përpara dikujt a diçkaje, e humbas toruan; trullosem. Hutohet shumë. Hutohet në provim (përpara mësuesit). U hutua nga turpi.
  • 2. Habitem shumë përpara dikujt a diçkaje, shastisem.