HYJNIZUAR mb.

  • 1. Që është quajtur perëndi ose është vënë në një radhë me perënditë, që është parë si qenie hyjnore e me fuqi të mbinatyrshme (sipas besimeve të kota e fetare). Qenie e hyjnizuar.
  • 2. fig. Që është ngritur lart a është lëvduar shumë, duke u quajtur i përkryer, që është ngritur në qiell; që i janë thurur lëvdata të mëdha; që është adhuruar. Njeri i hyjnizuar.