hyrje
HYRJE f.
- 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljes HYJ. Hyrje e shpejtë. Vendi i hyrjes. Biletë hyrjeje. Vizë hyrjeje. dipl. Ndalohet hyrja.
- 2. Vend i hapur, nëpër të cilin hyjmë diku; derë, portë. Hyrje kryesore. Hyrje e fshehtë. Hyrja e shtëpisë (e ndërtesës). Hyrja e qytetit. Hyrja e kalasë (e shpellës, e tunelit). Hyrjet e stadiumit.
- 3. Vizitë a ardhje miqsh në një shtëpi. Ka shumë hyrje ajo shtëpi.
- 4. Studim i shkurtër ose shënime të tjera që vihen në krye të një vepre letrare a shkencore. Hyrje e gjatë (e shkurtër). Hyrja e veprës. Është pajisur me një hyrje.
- 5. fin. Sasia e të hollave që futen në arkë a e të ardhurave që futen në buxhet kur bëhen llogaritjet; kund. dalje. Hyrjet e arkës. Hyrjet e buxhetit.
- 6. bised. Banesë e veçantë për një familje në ndërtesat me shumë kate. Shkallë me dhjetë hyrje. Hyrja gjashtëmbëdhjetë. Mori një hyrje të re. U ndanë të gjitha hyrjet.
- Hyrje e dalje vajtje e ardhje të vazhdueshme ndërmjet familjesh, pritje e përcjellje, hyrje-dalje. E bëj hyrje fin. bëj veprimet për të futur një mall në magazinë. Ka hyrje të lirë diku shih te LIRË (i,e).