ide
IDE f.
- 1. psikol. logj., filoz. Koncept që pasqyron në ndërgjegjen e njeriut një send, një dukuri, një marrëdhënie a një tipar të përgjithshëm të botës materiale, objektive dhe që përbën një shkallë të veçantë në procesin e njohjes së realitetit. Ide e përpiktë (shkencore, e gabuar). Ideja e së bukurës (e së mirës). Materia dhe ideja. Shenja dhe ideja. Lidhje idesh.
- 2. zakon. Tërësia e mendimeve dhe e pikëpamjeve të një njeriu a të një grupi shoqëror në një fushë të caktuar; parim themelor teorik i një botëkuptimi, i një shkence etj., i cili shpjegon thelbin a ligjësorinë e dukurive; teoria për diçka. Idetë revolucionare (socialiste, komuniste, përparimtare). Ide reaksionare (oportuniste, revizioniste). Ide politike (filozofike, shkencore, estetike). Idetë themelore. Ide të qarta (të reja, të vjetra). Idetë e Rilindjes. Përhapen idetë e reja.
- 3. Mendimi që na lind për të kryer një punë, qëllim, synim. Ide e drejtë (e qartë, e mirë, e bukur). Ide origjinale (gjeniale, interesante). Ide e gabuar (e parealizueshme). Më lindi (më erdhi) një ide. Kam (jap) një ide.
- 4. Mendimi kryesor që përshkon një krijim a një vepër artistike, shkencore etj.; parim themelor, mbi të cilin ngrihet diçka ose mbështetet ndërtimi i saj. Ideja kryesore. Ideja e veprës (e romanit, e tregimit, e novelës). Ideja e tablosë. Zgjidhja e idesë. I pasur me ide.
- 5. Njohuri, dije që kemi fituar për diçka; përfytyrim i përafërt a mendim i përgjithshëm që kemi formuar për një gjë a për një njeri; përshtypje. Ide të kufizuara (të ngulitura). Ka shumë ide. Sa për të dhënë një ide. Krijoj (formoj) një ide (të përgjithshme). Nuk e kam idenë (s'kam ide) nuk e njoh fare; s'mund ta marr me mend, s'mund ta përfytyroj.
- 6. Ideal. Ide të larta (fisnike). Ide e shtrenjtë (e shenjtë). Pa dallim krahine dhe ideje. Luftojmë (punojnë) për një ide. Kemi (mbrojmë) një ide. I qëndroj besnik një ideje.
- Ide absolute filoz. koncept themelor, antishkencor e teologjik i filozofisë idealiste të Hegelit, sipas të cilit para natyrës, para njeriut e pavarësisht prej tyre ka ekzistuar një «ide absolute», e përjetshme, që gjoja krijon gjithçka.