IDEOLOG m.

  • Ai që përpunon ose shpreh, përçon dhe mbron ideologjinë e një klase, të një grupi shoqëror, të një partie, të një sistemi politiko-shoqëror etj.; përfaqësues i një ideologjie. Ideologët e shquar të revolucionit proletar. Ideologët borgjezë (revizionistë). Ideologët e borgjezisë. Ideolog i Rilindjes sonë Kombëtare.