idhnak
IDHNAK mb.
- 1. Që zemërohet shpejt e mban inat, zemërak; i rrëmbyer e i ashpër. Fëmijë idhnak.
- 2. fig. Që vjen me vrull, i papërmbajtshëm, i rrëmbyer (për lumenjtë, përrenjtë etj.) Lumë (përrua) idhnak. Shi (breshër) idhnak. Valë idhnake.
- 3. fig. Që ka të ftohtë të hidhur; i ashpër, i egër (për motin, për kohën etj.). Dimër (mot) idhnak.
- 4. përd. em. sipas kuptimit 1 të mbiemrit.