IDHULL m.

  • 1. fet., etnogr. Statujë a figurë që simbolizon një fuqi të mbinatyrshme dhe që adhurohet e nderohet si hyjni (në vendet ku veprojnë besimet e kota dhe feja). Idhull pagan. Shembën besimin tek idhujt.
  • 2. fig. Njeri që e adhurojnë dhe e nderojnë shumë, njeri të cilit i përulen të gjithë; diçka që e adhurojnë dhe e nderojnë deri në përulje. Idhulli i familjes. E kishte kthyer në idhull.