ikonë
IKONË f.
- 1. Figurë e një shenjti të krishterë, e pikturuar mbi një dërrasë a mbi një copë druri. Ikonë e vjetër. Ikonë bizantine. Ikonat e kishës. Kandili i ikonës.
- 2. përd. mb. bised. I zbehtë e i tretur në fytyrë, i ngrirë e pa gjallëri, i pajetë. U bë ikonë.