ILEGAL m.

  • Ai që lufton kundër regjimit e rendit në fuqi, duke jetuar e vepruar në fshehtësi të madhe, ai që zhvillon veprimtari politike të fshehtë. Jetë ilegali. Strehë (bazë) për ilegalët. Fshihte ilegalë. Ka punuar si ilegal.

ILEGAL mb.

  • 1. Që jeton, vepron e lufton si ilegal kundër regjimit e rendit në fuqi; që bëhet a zhvillohet fshehurazi organeve qeveritare të një vendi për të luftuar e përmbysur regjimin e pushtetin e këtij vendi; që është i fshehur e që s'duhet ta dinë të tjerët; kund. legal. Luftëtarët (të rinjtë) ilegalë. Mbledhje ilegale. Veprimtari (punë, luftë) ilegale. Jetë ilegale. Bazë (qendër) ilegale. Shtypshkronjë ilegale. Në mënyrë ilegale.
  • 2. Që është i ndaluar me ligj për arsye politike, që është nxjerrë jashtë ligjit nga regjimi në fuqi; që botohet fshehurazi (në vendet kapitaliste e revizioniste; në të kaluarën edhe në Shqipëri); kund. legal. Gazetë (revistë) ilegale. Shtypi ilegal. Radio ilegale. Letërsi ilegale. Organizatë (parti) ilegale.