ilegalitet
ILEGALITET m.
- 1. Të qenët ilegal; të jetuarit e të vepruarit si ilegal. Në ilegalitet të plotë. Në kohën e ilegalitetit. Në kushtet e rënda të ilegalitetit. Ishte (u hodh) në ilegalitet. Jetonte (punonte) në ilegalitet. Doli nga ilegaliteti.
- 2. përmb. hist. Tërësia e organizatave që luftonin kundër pushtuesve të huaj dhe veglave të tyre në Shqipëri gjatë Luftës Nacionalçlirimtare duke punuar e vepruar në mënyrë konspirative (Partia Komuniste e Shqipërisë dhe organizatat e masave të udhëhequra prej saj). Njerëzit (luftëtarët, heronjtë) e ilegalitetit.