ILIR m.

  • Pjesëtar i popullsisë së vjetër të Ilirisë, që njihet si paraardhës i popullit shqiptar, banor i Ilirisë. Ilirët e Jugut.

ILIR mb.

  • Që lidhet me Ilirinë ose me ilirët, që është karakteristik për Ilirinë ose për ilirët, i Ilirisë ose i ilirëve; që është krijuar nga ilirët. Fise ilire. Troje (kala, qytete, varre) ilire. Bota (gjuha, kultura) ilire. Shteti ilir. Fjalë ilire. Emër ilir. Veshje (zbukurime, mbishkrime) ilire. Mjeshtra ilirë. Numizmatikë ilire.