ILUMINIZËM m.

  • 1. Rrymë ideologjike, politike e shoqërore në Evropë në shekujt XVII-XVIII, që shprehte idetë e synimet e borgjezisë përparimtare dhe që drejtohej kundër feudalizmit, fesë e kishës, por që, duke u nisur nga pikëpamja idealiste se gjoja ndërgjegjja luan rolin vendimtar në zhvillimin e shoqërisë, predikonte se të gjitha të këqijat e shoqërisë mund të zhduken e se zakonet, normat e moralit, jetesa mund të ndryshohen duke rrënjosur tek të gjithë idetë e së mirës e të së drejtës, duke përhapur arsimin, kulturën e dijet shkencore dhe duke vendosur, kështu, «mbretërinë e arsyes»; ndriçim. Iluminizmi francez. Epoka e iluminizmit. Idetë e iluminizmit. Përfaqësuesit e iluminizmit.
  • 2. libr. Përhapja e diturisë, e kulturës dhe e arsimit në gjuhën amtare, veprimtaria për edukimin e ndjenjës kombëtare dhe për përparimin e shoqërisë në luftë kundër errësirës e prapambetjes. Iluminizmi i Rilindjes Kombëtare.