imagjinar
IMAGJINAR mb.
- Që nuk është i vërtetë e real, që vetëm merret me mend, që është pjellë e mendjes; që përfytyrohet a që mendohet si i vërtetë; që duket ose që bëhet sikur të ishte i vërtetë; kund. i vërtetë, real. Qenie (figurë) imagjinare. Vend imagjinar. Përfytyrim imagjinar. Udhëtim imagjinar. Rrezik imagjinar. Sëmundje imagjinare. Sulm imagjinar. Veprime ushtarake imagjinare.
- Numër imagjinar mat. numër që shpreh rrënjën katrore të një madhësie a të një njësie negative (p. a² = - 1 ose a = √- 1).