imitoj
IMITOJ kal. libr.
- 1. Bëj diçka pikë për pikë si e bën ose si e ka bërë një tjetër, riprodhoj në mënyrë të përpiktë a shumë të ngjashme lëvizjet, sjelljen, veprimet etj. të një tjetri; shërbej. Imiton prindërit (mësuesin, shokun). Imitoj zërin e bilbilit. Imiton si majmun.
- 2. E bëj një gjë njëlloj me diçka tjetër që e kam marrë si gjedhe, bëj një send që nuk dallohet fare nga një send i vërtetë, kopjoj origjinalin; krijoj një vepër letrare, artistike etj. duke pasur si model veprën e një krijuesi tjetër. Imitoj gurët e çmuar (mermerin, lëkurën, drurin). Imiton Naimin.