impiant
IMPIANT m. tek.
- Tërësi veglash a pajisjesh të ndryshme në një fabrikë, në një repart prodhimi, në një laborator ose në një vend tjetër, që shërbejnë për të kryer një punë të caktuar. Impiant elektrik (energjetik, industrial). Impiantet e uzinës (e fabrikës). Impiant për mbylljen e shisheve. U ngrit një impiant i ri.