IMPORT m.

  • 1. Blerja e mallrave a e prodhimeve të ndryshme jashtë shtetit dhe sjellja e tyre për nevojat e vendit, importim; kund. eksport. Importi i mallrave. Materiale (mall) importi.
  • 2. Tërësia ose vlera e përgjithshme e mallrave që sillen nga jashtë shtetit; sasia e mallrave që blen një vend në vendet e tjera për të plotësuar nevojat e veta. Pakësimi (shkurtimi) i importit. Rritja e importit. Struktura e importit.