IMPORTOJ kal.

  • 1. Blej mallra a prodhime të ndryshme jashtë shtetit dhe i sjell për nevojat e vendit; kund. eksportoj. Importojnë lëndë të parë (makina, traktorë, pjesë këmbimi, naftë). Importojnë drithë (bagëti).
  • 2. fig. keq. Marr nga vendet e tjera diçka që zakonisht është e keqe ose e huaj për shoqërinë tonë, për vendin e për popullin tonë, huazoj nga vendet e tjera diçka të dëmshme e jo të natyrshme për vendin tonë. Nuk e importojmë modën (muzikën, ideologjinë) e huaj.