IMPORTUES m.

  • 1. Shtet ose sipërmarrje që importon mallra a prodhime të ndryshme nga vendet e tjera; kund. eksportues. Importues drithi. Shpenzimet e importuesit.
  • 2. fig. keq. Ai që huazon e sjell nga jashtë diçka të huaj a të dëmshme për vendin e për popullin e vet, ai që bëhet bartës i diçkaje të huaj. Importues i modës (i muzikës, i ideologjisë) së huaj.