IMPRESIONIST m. let. art.

  • Përfaqësues e pasues a ithtar i impresionizmit. Impresionistët evropianë.

IMPRESIONIST mb. let. art.

  • Që ka të bëjë me impresionizmin ose me impresionistët, i impresionizmit ose i impresionistëve; që është karakteristik për impresionizmin ose për impresionistët, që është bërë sipas parimeve të impresionizmit. Pikturë (skulpturë, vepër) impresioniste. Letërsia (muzika) impresioniste. Arti impresionist.