impulsiv
IMPULSIV mb. libr.
- 1. Që vepron menjëherë e vrullshëm pa menduar gjatë për atë që thotë a që bën, që nuk matet shumë përpara se të flasë a të veprojë; që s'e përmban dot veten, i papërmbajtur, i rrëmbyeshëm. Njeri (nxënës, tip) impulsiv. Natyrë impulsive. Është impulsiv.
- 2. Që shfaqet menjëherë e papritur; që bëhet shpejt e shpejt aty për aty e pa e zgjatur shumë nën ndikimin e ndonjë impulsi, që karakterizohet nga impulset. Veprime (lëvizje) impulsive. Krijimtari impulsive.
- 3. spec. Që ka të bëjë me impulset, që u përket impulseve të ndryshme (elektrike, molekulare etj.). Reaktor (gjenerator) impulsiv. Shkarkime impulsive të rrymës elektrike.