IMTËSOJ kal.

  • 1. E shkoq në thërrime a në kokrriza shumë të vogla, e bëj grimca -grimca, e thërrmoj; e bluaj hollë, e bëj të imët, imtoj. Imtësoj dheun (tokën). Imtësoj gurët. Imtësoj shumë hollë.
  • 2. fig. E zbërthej një çështje fill e për pe, deri në hollësitë më të vogla; e shpjegoj me hollësi, e sqaroj me imtësi, e shkoqit mirë, imtoj. Imtësoj një çështje (një punë).