imunitet
IMUNITET m.
- 1. biol. mjek. Veti mbrojtëse që ka një organizëm për t'u bërë ballë disa mikrobeve ose për të mos u dëmtuar nga disa helme; aftësi mbrojtëse e organizmit për të mos u prekur nga një sëmundje. Imunitet i lindur (i vetvetishëm, i fituar). Imuniteti i fëmijëve. Ka humbur imunitetin. Jep imunitet (sëmundja, vaksina). Fiton imunitet (organizmi).
- 2. drejt. E drejtë e veçantë që i njihet një përfaqësuesi të huaj me detyrë të posaçme për të mos iu nënshtruar disa ligjeve shtetërore të një vendi; e drejtë që gëzon sipas kushtetutës një deputet ose një person tjetër i zgjedhur në detyrë të rëndësishme për të mos u arrestuar ose për të mos u ndjekur penalisht pa pëlqimin e organit kompetent; paprekshmëri, pacenueshmëri, padhunueshmëri. Imunitet vetjak. Imunitet diplomatik. Imunitet parlamentar. Imuniteti i banesës. Ka (gëzon) imunitet. I hiqet imuniteti.
- 3. fig. Aftësia për t'i bërë ballë diçkaje të huaj e të dëmshme dhe për të mos u prekur prej saj, mbrojtje paraprake ndaj çdo gjëje të dëmshme; të qenët i paprekshëm ose i mbrojtur nga diçka e huaj dhe e keqe. Fitoj imunitet. Nuk ka imunitet ndaj ndikimeve të huaja.