INATOSEM vetv. bised.

  • 1. Humbas gjakftohtësinë, durimin etj., zemërohem, nxehem, marr inat. Inatoset shpejt. Mos u inatos!
  • 2. Më pushton një ndjenjë pakënaqësie, zemërimi, hakmarrjeje a armiqësie kundrejt dikujt, mbushem me mëri për dikë a për diçka, mbushem me inat. Jam inatosur shumë me të.
  • 3. vet. veta III fig. Shpërthen me fuqi, gjëmon e buçet, tërbohet (për detin, erën etj.) Është inatosur deti (lumi). U inatos era.