indigjen
INDIGJEN m. libr.
- Pjesëtar i popullsisë rrënjëse të një vendi (zakonisht i një popullsie të një kolonie ose të një vendi të largët), anas, rrënjës, vendës; kund. ardhës. Indigjenë të varfër. Gjuha (zakonet) e indigjenëve. Jeta e indigjenëve.
INDIGJEN mb. libr.
- 1. Që ka lindur e ka jetuar qysh në fillim po në një vend, anas, rrënjës, vendës, jo i ardhur (zakonisht për popujt ose për fiset e vendeve koloniale a të vendeve të largëta); kund. i ardhur. Popullsi indigjenë. Banor indigjen.
- 2. Që ka të bëjë me vendet e largëta e të kolonizuara ose me popujt a me fiset e këtyre vendeve; që është krijuar nga popujt a nga fiset e këtyre vendeve; që është i vendit, që ka lindur ose që është krijuar aty ku ndodhet. Gjuhë (kulturë) indigjene. Bimë (florë, faunë) indigjene.